Bota

Ishin fshehur në një avion/ Sekuestrohen 950 kg kokainë në SHBA, 5 policë plagosen me armë zjarri gjatë operacionit

Avioni ishte në një pistë ulje të paligjshme pranë një plazhi rreth 150 kilometra në jug të qytetit të Guatemalës. 

22 Dhjetor 2022, 08:30 Nga a.l
Ishin fshehur në një avion/ Sekuestrohen 950 kg kokainë në
Guatemala

SHBA- Një sasi prej 950 kg kokainë janë kapur në një avion të vogël në Guatemala. Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në pjesën jugore të vendit, ku lokalizimi i avionit me ngarkesën e madhe të drogës është bërë përmes përgjimeve nga autoritetet. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, të cilat u referohen edhe hetimeve nga vendi ku është kryer operacioni policor, avioni ishte në një pistë ulje të paligjshme pranë një plazhi rreth 150 kilometra në jug të qytetit të Guatemalës. 

Gjatë operacionit, ushtarët e Guatemalës u përfshinë në një konflikt me civilë të panjohur, si rezultat i të cilit pesë prej tyre u plagosën lehtë. Në vend u gjetën dhe u konfiskuan tre varka, pesë pushkë dhe municione. Megjithatë, nuk u raportua për të arrestuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2021, agjencitë e antidrogës në Guatemalë mundën të kapnin njëmbëdhjetë ton drogë, një sasi e reduktuar me gati 20% krahasuar me një vit më parë. Kartelet ndërkombëtare përdorin Guatemalën dhe pjesën tjetër të Amerikës Qendrore, me ndihmën e banditë vendase, si një qendër tranziti për të transportuar kokainë në veçanti në Meksikë dhe SHBA. Sipas Uashingtonit, 90% e kokainës së importuar ilegalisht në territorin amerikan kalon përmes Meksikës dhe shteteve të Amerikës Qendrore me avionë, varka dhe nëndetëse të improvizuara./Dosja.al

kokaine ne guatemala

Sondazh

Poll