Politike

'FMN na dha 1 kërkesë'/ Balluku: Nuk kemi krijuar asnjë debit gjatë vitit, i kemi larë të gjitha

Ministrja tha se qeveria nuk ka krijuar asnjë debit për këtë vit e se i ka larë të gjitha. 

22 Dhjetor 2022, 11:54 Nga A.B
'FMN na dha 1 kërkesë'/ Balluku: Nuk kemi krijuar asnjë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme se qeveria shqiptare ka ndjekur me përpikmëri të gjitha kërkesat e FMN-së. Ministrja tha se qeveria nuk ka krijuar asnjë debit për këtë vit e se i ka larë të gjitha. 

'Unë do flas për ministrinë time, nuk ka projekte të reja por projekte që kanë filluar dhe duhet të financohen për të mos bërë gabime që keni bërë ju në të shkuarën. Ta nisim si ta nisim keni bërë. Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që të mos krijohen debite gjatë vitit. Ne nuk kemi krijuar asnjë debit, nuk mbartim debite, i kemi larë të gjitha që ishin mbartur prej vitesh.

Një injektim për disa miliardësh për ju është i çuditshëm, është projekti më i rëndësishëm në rajon për sa i përket gazit. Eshtë çështje gjeopolitike, projekti i Vlorës është projekt i integruar me 3 komponent.'- tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll