Politike

Sula: Ka ministre që nuk i dihet adresa, shtëpinë e kanë në një vend, por flenë diku tjetër

Sula tha se ka nga ata anëtarë qeverie që nuk iu dihet adresa, pasi nuk jetojnë në adresat e bëra publike.

22 Dhjetor 2022, 11:32 Nga A.B
Sula: Ka ministre që nuk i dihet adresa, shtëpinë e kanë
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dash Sula ka deklaruar nga seanca plenare se disa ministre jetojnë diku tjetër, pavarësisht se adresën e kanë të shënuar në një vend tjetër. Kjo deklaratë u bë në kuadër të akuzave të hedhura nga demokrati Gazment Bardhi për ministren Delina Ibrahimaj se jeton në shtëpinë e një oligarku.

Sula tha se ka nga ata anëtarë qeverie që nuk iu dihet adresa, pasi nuk jetojnë në adresat e bëra publike.

Po zonja ministre këtu i jetojmë ne bashkë me kolegët e opozitës dhe kemi adresa shumë të sakta. Po këtu ka anëtare qeverie apo njerëz të tjerë që nuk iu dihet adresa, e kanë adresën e janë në vend tjetër, për të fjetur flenë në vend tjetër. Ka ndonjë ministresh që mund të ketë shpinë komshie me mua. Mos u shqetëso nuk thash gjë për ty”, tha Sula.

dashnor sula seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll