Politike

'Reforma në ujësjellës kanalizime është model'/ Sula-Ballës: Bashkia Peqin ka 4 muaj pa rroga

Balla tha se reforma në ujësjellës kanalizime është model si dhe shtoi se në Librazhd ka ujë 24 orë.

22 Dhjetor 2022, 11:32 Nga A.B
'Reforma në ujësjellës kanalizime është
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi sot në Kuvendin e Shqipërisë me deputetin demokrat, Dashnor Sula. Balla tha se reforma në ujësjellës kanalizime është model si dhe shtoi se në Librazhd ka ujë 24 orë. Pas Ballës, fjalën e mori deputeti Dashnor Sula. Ai i bëri të ditur Ballës se në Bashkinë e Peqinit, punonjësit kanë 4 muaj që nuk kanë marrë pagën. Më tej, Sula tha se punonjësit e ujësjellësit nuk janë prezentë fizik në punë, por janë në Itali.

Balla: The që s'ka energji elektrike. Në fshatrat që përmende, deri në vitin 2013 nuk ishte zëvendësuar 1 metër tel, transmetues, një shtyllë, binte sa binte bora e parë. Mos i hyni këtij diskutimi se humbni me ne. Mos harro që për familjet me ndihmë ekonomike, japim dhe rimbursim tjetër. Meqë i hytë këtij diskutimi, cohu, thuaj cili nga vendet e rajonit subvencionon në këtë mënyrë. 500 mln dollarë janë vënë në dispozicion. Ma gjej vendin që ka një shumë të ngjashme, që të marrë para nga buxheti i shtetit, që ti thotë se faturën do ua pagujë shteti, diferencën e energjisë elektrike. The uji i pijshëm, e dimë farë mirë si trajtoheshin ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimesh dhe si trajtohen sot. Reforma në ujësjellës kanalizime është model. Sot në Librazhd ka 24 orë ujë. 

Sula: Po e gjeti një fshat më tepër se 10 drita të ndezura, aty s'ka njerëz më, ka vetëm ullinj. Bashkia e Peqinit, ka 4 muaj pa marrë rroga administrata, pse nuk ka rroga? Pse nuk i merr. I coi Damian Gjiknuri para disa muajsh, ishin 5, tani kanë mbetur 4. Ato ujësjellësat që the ti, njerëzit po i marrin rrogat po janë në Itali.

Do dalim jek e jek. Miku im, dil te Bashkia e Elbasanit, po nuk me furgona që mbushen, me ullinj duke ia cuar njerëzve, se  Daja im ka pësuar një para infrakt, shkova unë se 6 fëmijët i ka jashtë shtetit.

taulant balla dashnor sula seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll