Aktualitet

Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Athinë/ Pista tjetër e hetimit, Çerçizaj ishte “koleksionisti”, pjesë e rrjetit gjobvënësish

Hetimet e pandërprera të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e saktë të motiveve të ekzekutimit mafioz në lokalin e Nea Smyrni dhe për identifikimin e personave që fshihen pas.

21 Dhjetor 2022, 21:27 Nga A.B
Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Athinë/ Pista tjetër e
Vendi i krimit

GREQI- Shqiptar, Kreshnik Çerçizaj, viktima e sulmit mafioz në një lokal në Nea Smyrni, dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti gjobëvënësish që kanë pushtuar zonën. Zbardhja e këtij krimi është prioritet për Policinë greke pasi u rrezikuan qytetarë të pafajshëm, raporton media greke 'newsit'.

Hetimet e pandërprera të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e saktë të motiveve të ekzekutimit mafioz në lokalin e Nea Smyrni dhe për identifikimin e personave që fshihen pas.

Shqiptari i cili ishte objektivi i ekzekutimit ishte i skeduar për trafik emigrantësh dhe droge dhe duket se i ishte bashkuar edhe një rrjeti gjobëvënësish që po përmbytin dyqanet e zonës me sigurimin e “mbrojtjes”, pasi Policia që po heton rastin ka dëgjuar nga një sërë profesionistësh të lagjes, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës si “koleksionist”.

Nga autoritetet konsiderohet e sigurt se përveç vrasësit ka pasur edhe bashkëpunëtorë, si një kamerier, por edhe një person që do të priste në një mjet arratisjeje, pasi menjëherë pas krimit autori u arratis duke vrapuar mes turmës në panik. Ajo që me siguri shqetëson autoritetet është zgjedhja e autorit për të hapur zjarr në një lokal plot me njerëz, duke mos marrë parasysh plotësisht pasojat.

Dy shqiptarët, përkatësisht 41 dhe 44 vjeç, të cilët ishin ulur së bashku në një tavolinë lokali, përfunduan të vdekur, por shënjestra ishte Çerçizaj. Bashkëkombasi 44-vjeçar, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me të, ka mbetur i plagosur në gjoks dhe është dërguar në spitalin “Kryqi i Kuq”, ku edhe vdiq. 44-vjeçari konsiderohet si humbje kolaterale nga policia që po heton rastin.

Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 31-vjeçare greke, e cila mori dy plumba. Vajza ishte rastësisht në lokal dhe po pinte me motrën e saj. 

kreshnik Çerçizaj vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll