Aktualitet

Ekzekutimi i Papës/ Lidhja me vrasjen e 2-fishtë në Greqi, policia greke nis hetimet, një makinë largoi autorin

Hetuesit po kërkojnë të marrin çdo të dhënë të vlefshme nga pala greke pas dyshimeve se ekzekutimi i 49-vjeçarit në Tiranë mund të jetë i lidhur me atentatin e dyfishtë në Athinë.

21 Dhjetor 2022, 20:55 Nga A.B
Ekzekutimi i Papës/ Lidhja me vrasjen e 2-fishtë në Greqi,
Edmond Papa

TIRANË- Policia shqiptare me atë greke kanë nisin shkëmbimin e informacioneve për vrasjen e Edmond Papës.

Burime për Tv Klan bëjnë me dije se hetuesit po kërkojnë të marrin çdo të dhënë të vlefshme nga pala greke pas dyshimeve se ekzekutimi i 49-vjeçarit në Tiranë mund të jetë i lidhur me atentatin e dyfishtë në Athinë. Nisja e bashkëpunimit mes dy policive vjen dhe për shkak të së kaluarës së biznesmenit, i cili nga verifikimet rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik narkotikësh në shtetin grek.

Policia e Tiranës ka administruar pamje të lëvizjeve të kryera nga autori si para dhe pas vrasjes, uniformat blu ende nuk kanë arritur në identifikimin e tij. Hetuesit janë duke verifikuar disa automjete të dyshimta në afërsi të zonës së Selitës ku dhe u regjistrua ngjarja e rëndë.

Dyshohet se një makinë ende e paidentifikuar ka larguar vrasësin pas vrasjes së Edmond Papës. Ky automjet nuk përjashtohet mundësia që të ketë monitoruar lëvizjet e biznesmenit përpara ekzekutimit në ambientet e një bar kafeje përballë banesës së të vëllait në rrugën ‘Fadil Bodinaku’.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili ka lëvizur në këmbë i maskuar policia e Tiranës është duke grumbulluar pamje të kamerave të sigurisë në zonë por deri më tani nuk është gjetur ndonjë sekuencë e vlefshme.  49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

edmond papa

Sondazh

Poll