Aktualitet

Detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe në Spitalin e Pejës, gruaja lindi në javën e 32-të, i vogli nuk rezisoi dot...

Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja u krye por sipas mjekëve, foshnja nuk rezistoi dot dhe u lind i vdekur.

21 Dhjetor 2022, 20:57 Nga k.m.
Detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe
Foto ilustruese

KOSOVË- Një rast horror ka ndodhur në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe. Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja u krye por sipas mjekëve, foshnja nuk rezistoi dot dhe u lind i vdekur. 

Por duket në ato momente, ku është mbështjellë me çarçafë, pas operacionit raportohet se foshnja është futur bashkë me rrobat e palara në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe. Ndërsa i ati jep denoncime për mediat, duke kërkuar drejtësi për rastin e foshnjës së tij.

peje foshnja futet ne lavatrice

Sondazh

Poll