Bota

Kishte hequr vellon në klasë në shenjë proteste, 14-vjeçarja iraniane vdes pas arrestimit

Kështu ka bërë të ditur drejtori i OJQ-së “Qendra për të Drejtat e Njeriut”. Vajza u identifikua duke këqyrur regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të shkollës që ndiqte. Pasi u mor në mbajtje, vajza u dërgua në spital ku u konstatuan plagë të rënda vaginale dhe aty ndërroi jetë.

21 Dhjetor 2022, 17:00 Nga d.a.
Kishte hequr vellon në klasë në shenjë proteste,
foto ilustruese

IRAN- Në Iran, një 14-vjeçare e quajtur Masooumeh vdiq në Teheran pasi u arrestua pasi hoqi shaminë e saj në klasë në shenjë proteste.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i OJQ-së “Qendra për të Drejtat e Njeriut”. Vajza u identifikua duke këqyrur regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të shkollës që ndiqte. Pasi u mor në mbajtje, vajza u dërgua në spital ku u konstatuan plagë të rënda vaginale dhe aty ndërroi jetë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestua aktorja e njohur Taraneh Alidoosti, pasi kishte publikuar imazhe që e portretizonin pa mbulesë. Gjithashtu në postimet e saj në rrjetet sociale Taraneh Alidoosti kishte mbështetur protestat mbarëkombëtare, tashmë në muajin e katërt, të shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

mahsa amini protesta ne iran taraneh alidoosti

Sondazh

Poll