Aktualitet

Punimet për Teatrin e ri, qytetarët-Veliajt: O hajdut shko në burg, do të të vijë dita. Kryebashkiaku: Mezi pres

Ata u revoltuan akoma më shumë në momentin që mbërriti kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

21 Dhjetor 2022, 10:26 Nga F.M
Punimet për Teatrin e ri, qytetarët-Veliajt: O hajdut shko në
Erion Veliaj

TIRANË- Qytetarët kanë nisur të shfaqin kundërshtinë në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Të pranishëm në zonën e rrethuar nga policia ku pritet të nisin punimet, janë edhe qytetarë të shumtë. Ata u revoltuan akoma më shumë në momentin që mbërriti kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

 “O hajdut. Shko në gjykatë, shko në burg. Do të të vijë dita,”- i thanë ata.

“Mezi po e pres,”- u përgjigj Veliaj.

Në orën 10:30 pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve.

teatri i ri kombetar erion veliaj

Sondazh

Poll