Bota

Takimi i parë me të/ Cilat janë fjalët e fundit që tha Mbretëresha Elizabeth II për stërmbesën e saj Lilibet?

Takimi i tyre i parë erdhi kur Harry dhe Meghan u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në qershor për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës.

21 Dhjetor 2022, 08:09 Nga a.l
Takimi i parë me të/ Cilat janë fjalët e fundit që tha
Queen Elizabeth II

BRITANI- Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e Mbretëreshës dhe antëarët e familjes ruajnë në zemrat e tyre kujtimet më të bukura që kanë kaluar me të. Familja mbretërore, e udhëhequr nga mbreti Charles , do të mblidhet këtë kohë Krishtlindjesh në Sandringham, një traditë e krijuar nga nëna e tij ku do të kujtojnë momentet e përbashkëta të monarkut ndërsa shënojnë festën e tyre të parë pa të.

Mbreti Charles pritet gjithashtu të nderojë Mbretëreshën në fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes,  i pari i tij si monark. Vitin e kaluar, Mbretëresha reflektoi mbi rëndësinë e familjes në fjalimin e saj, duke vënë në dukje me ëmbëlsi ardhjen e fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle, adashes së saj Lilibet Diana.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, në atë kohë, ajo nuk e kishte takuar ende foshnjën. Takimi i tyre i parë erdhi kur Harry dhe Meghan u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në qershor për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës.

Megjithatë, ajo foli me dashuri për vajzën e vogël, si dhe për të ardhurit e tjerë të vitit 2021, djalin e Princeshës Eugenie , Augustin, vajzën e Princeshës Beatrice, Sienna dhe fëmijën e tretë të Zara dhe Mike Tindall, Lucas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Misan Harriman (@misanharriman)

Duke iu drejtuar kombit në fjalimin e saj të Krishtlindjes 2021, Mbretëresha tha: Të rriturit, kur rëndohen nga shqetësimet, ndonjëherë nuk arrijnë ta shohin gëzimin në gjëra të thjeshta, ku fëmijët jo. Dhe për mua dhe familjen time, do të ketë gëzim në Krishtlindje, pasi ne kemi mundësinë të kujtojmë dhe të shohim përsëri mrekullinë e sezonit festiv përmes syve të të rinjve tanë. Fëmijë, nga të cilët ishim të kënaqur të mirëpresim edhe katër të tjerë këtë vit.

Komentet e saj erdhën menjëherë pasi Harry dhe Meghan shpërndanë foton e tyre të parë të Lilibet. Ata publikuan një portret të çmuar familjar si kartolinën e tyre të Krishtlindjes për vitin 2021, duke treguar familjen duke pozuar në disa shkallë me djalin Archie të ulur në prehrin e Harrit dhe Meghan duke ngritur Lilibet në ajër./Dosja.al

mbreteresah elizabeth 2

Sondazh

Poll