Sport

Distria Krasniqi, medalje të artë! Fiton për herë të katërt në mitingjet e xhudos...

Ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Xhudistja kosovare e përsëriti këtë sukses për herë të katërt.

20 Dhjetor 2022, 18:13 Nga DOSJA

Distria Krasniqi, medalje të artë! Fiton për herë të

IZRAEL - Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, xhudistja Distria Krasniqi ka mposhti britaniken, Chelsie Giles, duke merituar edhe medaljen e artë në mitingun “Jerusalem 2022”.

27-vjeçarja kosovare raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa pastaj mposhti spanjollen, Ana Perez Box. Në gjysmëfinale triumfoi kundër Reka Pupp të Hungarisë.

Pas këtij suksesi, kampionia olimpike Distria Kasniqi fitoi edhe 1800 pikë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll