Sport

‘Rinovimi automatik 3+1’: Dalot, Shaw, Rashford dhe Fred, edhe një vit te United...

Eshtë ekzekutuar një klauzolë e njëanshme në kontratë për t’i zgjatur ato automatikisht, një rregull i pashkruar te “Djajtë e Kuq”

20 Dhjetor 2022, 17:53 Nga DOSJA

 

‘Rinovimi automatik 3+1’: Dalot, Shaw, Rashford dhe Fred, edhe

ANGLI - Rinovimet automatike janë një klasike në Manchester United. 3+1 mund të konsiderohet pothuajse një 'rregull i pashkruar' gjatë mandatit të Ed Woodward.

Një mekanizëm automatic, nga i cili kanë përfituar ‘Djajtë e Kuq’ për të rinovuar katër lojtarë në një lëvizje: Diogo Dalot, Luke Shaw, Marcus Rashford dhe Fred.

Le të shkojmë rast pas rasti. Rashford bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2016. Që atëherë, ai ka grumbulluar 322 ndeshje, 101 gola dhe 60 asistime me United.

Diogo Dalot erdhi nga Porto në vitin 2018 në këmbim të 22 milionëve. Ai u largua si huazim te Milani, por këtë sezon ai është vendosur si titullar: ka realizuar 85 ndeshje, dy gola dhe pesë asistime.

Manchester United nënshkroi Fred nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018 në këmbim të 59 milionë eurove. 28-vjeçari brazilian ka 173 ndeshje, nëntë gola dhe 13 asistime me ‘Djajtë e Kuq’.

Luke Shaw erdhi në ‘Old Trafford’ nga Southampton në vitin 2014. United pagoi 37.5 milionë për shërbimet e tij. Që atëherë ai ka luajtur 228 ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka shpërndarë 24 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll