Sport

Ronaldo ‘Fenomeni’ për Messin: “Një lamtumirë e denjë për gjeniun, që përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë”

Ish-sulmuesi brazilian, kampion i Botës, përgëzon argjentinasin për fitmin e titullit dhe Kupës së Botës

20 Dhjetor 2022, 17:06 Nga DOSJA

Ronaldo ‘Fenomeni’ për Messin: “Një lamtumirë e

KATAR - Disa ditë para finales së Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës, shumë legjenda braziliane të pranishme në “Katar 2022” u pyetën për preferencat e tyre në finale. Disa, si Ronaldo Nazário ‘Fenomeni’, zgjodhën Francën, për të shmangur zemërimin në vendin e tij.

Megjithatë, pas finales, Ronaldo ndryshoi mendje dhe ndau një mesazh kushtuar Leo Messit: “Një lamtumirë e denjë për gjeniun, që përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë”.

Për të gjitha komentet që Ronaldo ‘Fenomeni’ mund të marrë nga bashkatdhetarët e tij, pronari aktual i Valladolid dhe Cruceiro dhe dy herë kampioni i botës me 'Selecaon'  siguroi se "futbolli i këtij lloji shpërndan çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga të gjithë në mbarë botën, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese”.

Jo vetëm Ronaldo, por ka shumë brazilianë janë gëzuar për Argjentinën, veçanërisht për Leo Messin. Neymar e bëri këtë, me një mesazh për shokun e tij të PSG-së. Dhe disa më shumë braziliane.

Kombëtarja e Argjentinës ka ‘fshirë’ Brazilin në luftën për tituj, me këtë fitore në Botërorin 2022, që i shtohet asaj të arritur në Copa América 2021. Edhe pse Brazili është ende përpara Argjentinës në listën e fituesve të Kupës së Botës, me pesë tituj për tre që ka ‘Albicelestet’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll