Sport

'El Pibe' Valderrama përzgjedh 11-shin e tij ideal për Kupën e Botës “Katar 2022”...

Në mesin e skuadrës së tij ai ka vetëm lojtarë nga katër gjysmëfinalistët: pesë nga Argjentina, dy nga Franca, dy nga Maroku dhe dy nga Kroacia. Krahas kësaj, Valderrama paraqet një ekip me rreshtimin 3-4-3.

20 Dhjetor 2022, 15:58 Nga DOSJA

'El Pibe' Valderrama përzgjedh 11-shin e tij ideal për

KATAR - Ish-lojtari historik kolumbian, Carlos 'El Pibe' Valderrama, shijoi Kupën e Botës “Katar 2022” në Doha, duke mbuluar turneun në ‘Fútbol De Primera’, për televizionin ndërkombëtar. Një kampionat unik në të cilin njeriu nga Santa Marta nuk e ka humbur rastin për të zhvilluar 11-shen e tij ideale, ku veç të tjerash spikat Lionel Scaloni.

Në mesin e skuadrës së tij ai ka vetëm lojtarë nga katër gjysmëfinalistët: pesë nga Argjentina, dy nga Franca, dy nga Maroku dhe dy nga Kroacia. Krahas kësaj, Valderrama paraqet një ekip me rreshtimin 3-4-3. Ai përzgjedh trajnerin kampion Lionel Scaloni si trajnerin më të mirë të Kupës së Botës në Katar. Së bashku me kampionët Emiliano Martínez, Nicolás Otamendi, Enzo Fernández, Lionel Messi dhe Julián Alvarez.

Formacioni ideal i Valderramës është si më poshtë: Emiliano Martínez (Argjentinë); Achraf Hakimi (Marok), Nicolás Otamendi (Argjentinë), Jokob Gvardiol (Kroaci); Enzo Fernández (Argjentinë), Sofyan Amrabat (Marok), Luka Modric (Kroaci), Antoine Griezmann (Francë); Lionel Messi (Argjentinë), Julián Álvarez (Argjentinë) dhe Kylian Mbappé (Francë). Trajner: Lionel Scaloni (Argjentinë).

Për të përfunduar publikimin në Instagram, legjenda e Kolumbisë, i uron të gjithë argjentinasit për arritjen e yllit të tretë dhe të gjithë ndjekësit e tij ‘Gëzuar Krishtlindjet’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pibe Valderrama (@pibevalderramap)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll