Sport

Boris Becker, pasi ka fituar lirinë, rrëfen jetën pas hekurave: "Në burg je vetëm një numër, nuk i intereson askujt se kush je"…

Ish-tenisti gjerman jep intervistën e tij të parë pas daljes nga burgu, ku hyri për fshehje të pasurive dhe kredive. "Kam mësuar një mësim të vështirë," thotë ai.

20 Dhjetor 2022, 16:18 Nga DOSJA
Boris Becker, pasi ka fituar lirinë, rrëfen jetën pas hekurave:

GJERMANI - Tenisti gjerman Boris Becker, në intervistën e parë që ka dhënë pasi kaloi tetë muaj në burg në Britaninë e Madhe për krime financiare, pohoi se ka marrë një "mësim të vështirë" ndërsa ishte në burg. 

"Kam mësuar një mësim të vështirë. Fytyra shumë të dhimbshme. Por e gjithë kjo më ka mësuar diçka të rëndësishme dhe të mirë. Dhe disa gjëra ndodhin në jetë për një arsye të mirë,"- tha ai në një intervistë për kanalin gjerman Sat.1 që do të transmetohet sonte, të martën, por përmbajtja e së cilës u zbulua tashmë nga media të tjera gjermane.

"Unë mendoj se kam rizbuluar personin që kam qenë dikur,"- tha tenisti 55-vjeçar, tre herë kampion i Wimbledon. Në lidhje me 232 ditët që ylli i tenisit kaloi në burg, fillimisht në Wandsworth të Londrës dhe më pas në Huntercombe, Oxfordshire, Becker tha se gjatë asaj periudhe ai ishte "askushi".

"Ti je thjesht një numër. I imi ishte A2923EV. Askush nuk më thirri Boris, unë isha një numër. Dhe atyre nuk u intereson kush je,"- tha ai. Rreth orëve të fundit para lirimit të tij, Becker tregoi se si e kalonte kohën duke u ulur në buzë të shtratit dhe duke pritur që dera e qelisë të hapej. "Më pyetën nëse isha gati dhe unë u thashë: Le të shkojmë. Unë tashmë i kasha gati bagazhet",- kujton ai.

Becker u lirua pasi kishte vuajtur vetëm tetë muaj burg nga një dënim 2.5-vjeçar i dhënë prillin e kaluar për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë paund (2.9 milionë euro) për të shmangur pagesën e borxheve të tyre.

Ai që ishte numri 1 i tenisit në botë vite më pare, shpalli falimentimin më 21 qershor 2017, me një borxh që pothuajse arriti në 50 milionë paund (rreth 58 milionë euro) lidhur me një kredi të papaguar prej më shumë se 3 milionë paund (3 4 milionë euro) për një pronë që kishte në Majorka (Spanjë).

Sipas informacioneve të tabloidit gjerman “Bild”, Becker, ende i zhytur në procedurat e falimentimit, ka marrë më shumë se 500 mijë euro për intervistën me Sat.1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll