Sport

BEFASUESE! Cristiano Ronaldo, pjesë e formacionit të ‘dështakëve’ të Botërorit…

Ylli portugez pati një përvojë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ndoshta do të jetë edhe i fundit për të në karrierë, duke iu referuar moshës, pasi së shpejti mbush plot 38 vite.

20 Dhjetor 2022, 15:37 Nga DOSJA
BEFASUESE! Cristiano Ronaldo, pjesë e formacionit të

KATAR - Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”. Cristiano Ronaldo pati një përvojë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ndoshta do të jetë edhe i fundit për të në karrierë, duke iu referuar moshës, pasi së shpejti mbush plot 38 vite.

CR7 nuk tregoi asgjë në eventin botëror që përfundoi të dielën, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku, shkruan “Gazeta Express”. 37-vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë, pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion dhe ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës, duke shënuar edhe 7 gola dhe bërë 3 asistime.

Për shkak të performacës së tij të zbehtë, ylli portugez Cristiano Ronaldo u përfshi në formacionin më të dobët, apo të ‘dështakëve’ të turneu, të zgjedhur nga “Sofascore”.

Ja dhe formacioni i ‘dështakëve’: Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll