Aktualitet

“Me nota 10 s’fitova mjekësinë”, alarmi i studentes, reagon eksperti i arsimit: Ju kanë udhëzuar gabim (FORMULA)

9 Shtator 2019, 05:50 Nga DOSJA
“Me nota 10 s’fitova mjekësinë”, alarmi i studentes,

Shqipëri- Një nga temat më të nxehta të maturantëve, është edhe llogaritja e pikëve për në universitete.

Në faqen “Studentët Denoncojnë”, një maturante ka deklaruar se  kishte të gjitha rezultatet 10-ta dhe nuk mundi të fitojë mjekësinë. Sipas saj ku shtet po largon ekselentët.

“Ish-maturantja shkruan: Ehh edhe unë kam dalë me të gjitha 10 dhe se kam kapur dot mjekësinë. Me keq akoma jam gati e 500 në listë. Ndërkohë të tjerët me 7-8 e kane fituar se normal leku e miku. Isha e sigurt se e fitoja mjekesinë po ja… harrova që jetojmë në Shqipëri. Sa keq për studentet ekselentë, po i përzë vete ky shtet, dhe thonë pastaj pse ikin.”, shprehet ajo.

Menjëherë ka ardhur një reagim sqarues nga Fatmir Vejsiu,  eksperti i arsimit, i cili thekson se maturantët nuk i kanë orientuar drejt shkolla e tyre. Sipas tij në formulën e llogaritjes së pikëve për në universitetin e mjekësisë ka 5 mesatare.  Po kështu është  shumë e rëndësishme edhe zgjedhja e lëndëve në përputhje me universitetin ku kanë ambicie të shkojnë maturantët. Ajo duhet të përkojë me lëndën bazë të degës së universitetit.

Reagimi i plotë:

Kriteret e llogaritjes se pikeve per UMT
Per mua eshte universiteti me serioz ne kete drejtim. Ka arritur nje standart, te cilin te tjeret duhet ta marin ne konsiderate. Nuk eshte detyrim i UMT te sqaroj matueantet, prandaj po e bej kete postim.
Detyrim i UMT , ishte vetem nxjerja ne kohe e udhezimit perkates, gje te cilen e ka realizuar. Shume maturante jane “djegur” pasi shkollat nuk i kane orientuar drejte
Ne formulen e llogaritjes se pikeve ne kete universitet(foto 1), shikohet qe ka 5 mesatare. Ndersa e para dhe e pesta dalin nga QSHA dhe shenohen ne Certifikaten e matures, llogaritja e tre te tjerave duhet te njihej nga shkolla, pra edhe nga maturantet, para fillimit te vitit te fundit shkollor, per te realizuar zgjedhjen e lendeve, ne perputhje me ambicjet per shkollen e larte.
Ne kete publikim, po realizoj ate qe duhet te kishin bere shkollat ne shtatorin e vitit 2018 dhe me e rendesishme, pune qe duhet ta bejne ne kete shtator, nese kriteret e pranimit te universitetit nuk do te ndryshojne me ?

Ne figuren 2, tregohet se si llogariten mesataret M2, M3 dhe M4
Lendet preferenciale te UMT dihet qe jane FIZIKA, KIMIA dhe BIOLOGJIA
Sipas kritereve te UMT, te trija keto lende duhet te zgjidhen ne mature, ndryshe je “i djegur” pa filluar viti shkollor.
Disa maturante, per faj te keshillimit nga shkollat (te cilat varen nga MASR, e cila nuk mbetet jashte ergjegjesise) kane zgjedhur dy nga lendet e preferuara te UMT dhe jo tre
Ne figuren 3 kam mare si shembul 4 maturante te niveleve te ndryshme, nga te cilet njeri nuk ka zgjedhur fiziken.

Shikoni ne figuren 4 se sa eshte diferenca ndermjet tyre
e njejta gje do ndodhte edhe sikur si shembull te mernim lendet kimi dhe biologji
Nxenesi A edhe pse me i mire se sa te tjeret eshte “djegur”

Cilesia e disa studenteve te ketij viti akademik ne UMT, nuk do jete me e mira e mundeshme ? Prinderit shqetesohen, por ne fakt duhet te ankohen per punen pa pergjegjesi te shkollave (edhe pse nuk kane derman) Diffekti eshte i pariparueshem ? Te pakten ta kene parasysh per maturantet e ketij viti shkollor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir vejsiu llogaritja e pikëve në universitete studentet denoncojne fatmir vejsiu llogaritja e pikëve në universitete studentet denoncojne

Sondazh

Poll