Bota

Tashmë zyrtare/ Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

20 Dhjetor 2022, 11:50 Nga I.A
Tashmë zyrtare/ Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin
Bruksel

PRAGË- Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me anë të një postimi në Twitter, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka theksuar se ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Ambasadorët e BE-së kanë aprovuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Presidenca çeke e Bashkimit Europian e çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj europiane”, thuhet në njoftim.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024. 

ambasadoret e be liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll