Bota

Shtohen tensionet, persona të maskuar sulmojnë ekipin e gazetarëve te barrikadat në Veri

Sipas informacioneve paraprake sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

19 Dhjetor 2022, 15:34 Nga d.a.
Shtohen tensionet, persona të maskuar sulmojnë ekipin e
Barrikadat

KOSOVË- Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Sipas informacioneve paraprake sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë. Fatmirësisht ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

Ndërkohë për lajmin ka reaguar dhe AGK-ja,e cila dënoi sulmin ndaj gazetarëve dhe i bëri thirrje organeve kompetente të marrin masa për të siguruar.  

AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja dhe shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.

AGK-ja tha e ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve, që kur disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll