Bota

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE, Zakharova: Ata ndjekin politikën e Shqipërisë fqinje

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse tha se Bashkimi Evropian me njërën dorë po e çon Beogradin drejt një "të ardhmeje të bukur" dhe me tjetrën po merret me provokime antiserbe. Kjo sipas saj është tradhti që në fillim. Si një martesë që fillon me mashtrim.

19 Dhjetor 2022, 15:26 Nga d.a.
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE, Zakharova:
Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se në vend të një perspektive evropiane, fati i Kosovës do të jetë krejtësisht ndryshe, pavarësisht se ka nisur procesi i anëtarësimit në BE. Ajo e cilësoi me sarkazëm marrëdhëniet e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit si një martesë që fillon me tradhëti dhe mashtrim.

Sipas mediave serbe, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse tha se Bashkimi Evropian me njërën dorë po e çon Beogradin drejt një "të ardhmeje të bukur" dhe me tjetrën po merret me provokime antiserbe. Kjo sipas saj është tradhti që në fillim. Si një martesë që fillon me mashtrim.

Duke komentuar situatën e tensionuar në Kosovë, ka kujtuar se trazirat në Kosovë dhe Metohi kanë filluar menjëherë pas mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe pas procesit për hyrjen e ka thirrur Kosova në BE.

Zaharova përkujtoi se shumica dërrmuese e banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë që ndjekin nga afër politikën dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë fqinje. Ajo po ashtu ka kujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mes të trazirave dhe përkeqësimit të situatës në rrugë ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE, ka nisur procesin politik.

"Mekanizmi i mosndëshkimit të frymëzuar është vërtetuar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfliktit të armatosur në pjesën veriore të Kosovës dhe Metohisë po rritet. Konkluzioni në vijim është se, në vend të perspektivës evropiane, fati i të ashtuquajturës Kosovë do të jetë krejtësisht ndryshe”, përfundoi Zakharova.

 

 

maria zakharova dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll