'Nuk do të përfundojë shumë shpejt'/ Papa Françesku: Lufta në Ukrainë është globale
Papa Françesku UKRAINË- Papa Françesku ka folur sërish për luftën në Ukrainë teksa u shpreh se nuk parashikohet...
Këto ishin komentet e tij të para publike që nga takimi me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në Turqi, gjatë muajit të kaluar.
SHBA- Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, tha se Rusia nuk është serioze për zhvillimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Këto ishin komentet e tij të para publike që nga takimi me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në Turqi, gjatë muajit të kaluar.
I pyetur nëse moti i ftohtë i dimrit mund të ngadalësojë luftimet dhe të hapë mundësinë për bisedime, Burns tha se ata vlerësojnë se rusët nuk janë seriozë në këtë pikë për "negociata të vërteta". Takimi i 14 nëntorit mes Burns dhe Naryshkin, shënoi takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që para shkurtit, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se SHBA-ja nuk kishte "qasje konstruktive" ndaj bisedimeve. Në fillim të dhjetorit, presidenti amerikan, Joe Biden, se është i gatshëm të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai vërtet dëshiron t'i japë fund luftës.
Më 8 nëntor SHBA-ja tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Papa Françesku UKRAINË- Papa Françesku ka folur sërish për luftën në Ukrainë teksa u shpreh se nuk parashikohet...
Elon Musk SHBA- Një sondazh në Twitter i krijuar nga Elon Musk, duke pyetur nëse ai duhet të "tërhiqej si kreu i Twitter" për...
Dmitry Zelenov FRANCË- Një tjetër oligark ka pasur një fund misterioz, ndërsa numri i të vdekurve mes elitës ruse vazhdo...
Policia KOSOVË- Të dielën rreth orës 11:20 në Novobërdë është rrokullisur një makinë në të...
R Athira dhe Sachin R INDI- Tifozët e futbollit në shtetin jugor indian të Kerala janë dalluar gjithmonë për dashurinë e...
Millosh Vuçeviç SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se situata në Kosovë është e...
KFOR KOSOVË- Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i b...
Dhurata Në Angli shumë shijojnë gjelin e detit, byrekët e grirë dhe dhuratat më 25 dhjetor. Por për disa fëmijë...
turbulenca SHBA- Një incident i rëndë është shënuar ditën e sotme në një nga linjat e avionëve n...
Parlamenti boshnjak SARAJEVË- Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje-Hercegovina nuk luan më n...