Bota

Të dënuar për trafik droge dhe armësh, 26 të burgosur arratisen nga burgu i Libanit

Autoritetet s’kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtarë për arratisjen e të burgosurve.

19 Dhjetor 2022, 13:32 Nga a.l
Të dënuar për trafik droge dhe armësh, 26 të burgosur
Liban

LIBAN- Rreth 26 persona të burgosur u arratisën nga një burg në Libanin perëndimor. Anadolu Agency reportoi se shumica prej të arratusrve ishin të dënuar për trafik droge dhe armësh.

Autoritetet s’kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtarë për arratisjen e të burgosurve. Sipas medias së huaj, burgjet në Liban janë të mbipopulluara, sidomos gjatë krizës ekonomike që vendi po e përjeton prej disa muajsh. Kriza ka rritur kushtet e rënda, duke shkaktuar edhe mungesë të kujdesit mjekësor dhe trazira brenda burgut. Libani e ka në fuqi ligjin për dënimin me vdekje. Sipas raporteve ndërkombëtare, 81 libanezë dhe shtetas të huaj janë në pritje të dënimit me vdekje, kryesisht në burgun qendror Roumieh.

arratisen te burgosurit nga libani

Sondazh

Poll