Bota

Përkeqësimi i situatës në Jarinjë, Bislimi: Tentuan të djegin pikat kufitare, autor është Putini

Me anë të një statusi në Facebook Bislimi tha se ajo çfarë ndodhi dje në Jarinjë ka autor të vërtetë, presidentin rus, Vladimir Putinin.

19 Dhjetor 2022, 15:25 Nga d.a
Përkeqësimi i situatës në Jarinjë, Bislimi: Tentuan
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministëri i Kosovës, njëkohësisht dhe kryenegociatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

Me anë të një statusi në Facebook Bislimi tha se ajo çfarë ndodhi dje në Jarinjë ka autor të vërtetë, presidentin rus, Vladimir Putinin.

“Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi shtoi se pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ata e ndërmorrën këtë akt vetëm pasi e kuptuan që do të dështonte.

besnik bislimi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll