Bota

Marrëveshja për azilkërkuesit, Johnson: Lajm i mirëpritur! Mënyra e vetme për t'u marrë me bandat që trafikojnë

Johnson, thotë se ky është "lajm i mirëpritur" që Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të Ruandës të jetë e ligjshme.

19 Dhjetor 2022, 14:45 Nga A.B
Marrëveshja për azilkërkuesit, Johnson: Lajm i mirëpritur!
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas lajmit të kalimit të azilkërkuesve në Ruandë. Në një postim të bërë në 'Twitter', Johnson, thotë se ky është "lajm i mirëpritur" që Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të Ruandës të jetë e ligjshme.

POSTIMI:

Është lajm i mirëpritur që Gjykata e Lartë ka vendosur që politika e Ruandës është e ligjshme. Është një nga mënyrat e vetme njerëzore për t'u marrë me bandat që trafikojnë njerëz që po shfrytëzojnë kaq shumë njerëz.

Ditën e sotme, Gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Britanisë vendosën se plani i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, është i ligjshëm. 

boris johnson shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll