Bota

Aksidentohen efektivët në Kosovë, makina humb kontrollin dhe përmbyset

Sipas raportit, vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.

19 Dhjetor 2022, 11:52 Nga I.A
Aksidentohen efektivët në Kosovë, makina humb kontrollin dhe
Policia

KOSOVË- Të dielën rreth orës 11:20 në Novobërdë është rrokullisur një makinë në të cilën ndodheshin dy policë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për lëndimin e dy policëve e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi Ismet Hashani, ndërsa për rastin në fjalë janë dhënë detaje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit drejtuesi i makinës humbi kontrollin dhe makina u përmbys.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”. 

aksidentohen dy police ne kosove

Sondazh

Poll