Sport

Askush nuk e pa shfryrjen e Mbappe ndaj "shokut" të tij Messi, pak para se të mësonte eliminimin...

Kjo gjendje aspak "miqësore" duket se u vu re edhe në finalen e madhe, ku padyshim të dy e donin shumë. Mes tyre kishte edhe një garë personale atë të golashënueit më të mirë që e fitoi Mbappe.

18 Dhjetor 2022, 21:02 Nga DOSJA
Askush nuk e pa shfryrjen e Mbappe ndaj "shokut" të tij Messi,

KATAR - Rivaliteti mes Messit dhe Mbappe duhet të jetë shumë i madh, fakti që ata janë shokë skuadre nuk i bën aspak miq. Madje që nga mbërritja e argjentinasit tek PSG-ja, ylli francez kërkoi largimin duke detyruar sheikët e skuadrës pariziene të bëjnë çmendurira për ta mbajtur, për momentin.

Gjithsesi kjo gjendje aspak "miqësore" duket se u vu re edhe në finalen e madhe, ku pa dyshim të dy e donin shumë Kupën e Botës. Mes tyre kishte edhe një garë personale atë të golashënuesit më të mirë që e fitoi Mbappe.

Por në këtë ndeshje me kaq shumë episode, ndoshta pak e kanë vënë re këtë gjest të Mbappé, pas realizimit të penalltisë së tretë në këtë ndeshje ndaj "shokut" të skuadrës.

Por pavarësisht kësaj, asgjë nuk e ndali Messin të shënonte në finale dhe të ngrinte për herë të parë trofeun e Kupës së Botës lart.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll