Aktualitet

FOTO nga MASAKRA/ Shqiptari i vrarë, gjysmë i zhveshur dhe i shtrirë në tokë

Një ditë pas krimit të dyfishtë, mediat greke shkruajnë se të dy viktima janë me precedent penalë. Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës.

19 Dhjetor 2022, 08:11 Nga F.M
FOTO nga MASAKRA/ Shqiptari i vrarë, gjysmë i zhveshur dhe i
Shqiptari i vrarë

GREQI- Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me masakrën me dy shqiptarë të vrarë në Athinë. Në një foto të publikuar nga mediat greke shihet një prej viktimave, I shtrirë në tokë dhe gjysmë i zhveshur.

Një ditë pas krimit të dyfishtë, mediat greke shkruajnë se të dy viktima janë me precedent penalë. Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës. Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera. Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës. Megjithatë, identitetet e tyre nuk dihen ende.

Masakra ndodhi një natë më parë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Një nga shqiptarët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital. Nga plumbat mbeti e plagosur dhe një vajzë, e cila ndodhet në spital.

vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll