Aktualitet

Përmbaruesit gjyqësorë thellojnë konfliktet mes palëve

Ku veçmas dhunës fizike dhe psikologjike ndaj saj, nga ish-bashkëshorti u shfaqën edhe shenja dhune ndaj fëmijës vetëm 6 vjeçar.

18 Dhjetor 2022, 22:25 Nga I.A
Përmbaruesit gjyqësorë thellojnë konfliktet mes palëve
Marie Fermosi dhe Rovena Kurtulaj

SHKODËR- Historitë me punonjësit në zyrat me përmbarues në Shqipëri tashme nuk janë më të panjohura nga njerëzit. I tillë është edhe rasti i zonjës Rovena Kurtulaj, e cila denoncoi për ne Piranjat historine e saj. Një histori e cili kishte një fillim të mbarë por përfundoi në divorc vetëm pas disa vitesh. Ku veçmas dhunës fizike dhe psikologjike ndaj saj, nga ish-bashkëshorti u shfaqën edhe shenja dhune ndaj fëmijës vetëm 6 vjeçar. Në vitin 2017 mbarojnë procedurat e divorcit, dhe pikërisht që në atë moment zonja kërkon të drejtat e fëmijës së saj për sa i përket alimenteve ushqimore.

Çështja kalon tek përmbaruesja Marie Fermosi, e cila duhet t’i merrte buxhetin ushqimor ish-bashkëshortit të paditëses. Këtu nis edhe kalvari i historisë ku përmbaruesja ne vend që të marrë pensionin ushqimor për fëmijën, ngre një padi për kanosje ndaj zonjës Rovena duke i rrezikuar burgun viktimës së dhunës në familje. Piranjat shkuan në Shkodër për ta pyetur përmbaruesen se përse ajo nuk e kishte zgjidhur këtë çështje prej 5 vitesh. Përgjigjia e saj ishte tillë që zotëria ose më saktë ish-bashkëshorti nuk zotëronte asnjë pronë, mjet autombilistik apo mundësi financiare për ta paguar debitin ushqimor.
Atëherë çfarë kusuresh kishte kjo zonjë të paditej për shantazh kur thjesht po kërkonte të drejtën e saj?

Marrë nga Piranjat.al

rovena kurtulaj marie fermosi

Sondazh

Poll