Aktualitet

Policia rrethon zonën, nis shembja e pallatit nr.4 në rrugën Myslym Keta

Prej ditësh banorëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, por ata nuk janë dorëzuar e vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

19 Dhjetor 2022, 07:19 Nga F.M
Policia rrethon zonën, nis shembja e pallatit nr.4 në rrugën
Banori tek Myslym Keta

TIRANË- Policia e Shtetit ka rrethuar pallatin nr.4 tek rruga ",Myslym Keta, i cili pritet të prishet ditën e sotme, pas ditëve të tëra përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve.

Prej ditësh banorëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, por ata nuk janë dorëzuar e vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Ata kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.

I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit. 

shembet pallati te myslym keta

Sondazh

Poll