Aktualitet

Masakra në Greqi, humb jetën në spital dhe shqiptari i dytë

Siç u bë e ditur, i armatosuri po qëndronte në një lokal i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment u hodh nga vendi i fshehjes dhe hapi zjarr ndaj klientëve të lokalit.

18 Dhjetor 2022, 22:22 Nga I.A
Masakra në Greqi, humb jetën në spital dhe shqiptari i dytë
Pamje nga ngjarja

GREQI- Rëndohet bilanci i të atentatit në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë dy të vdekur dhe një grua të plagosur. Zona është rrethuar nga forca të forta policie.

Siç u bë e ditur, i armatosuri po qëndronte në një lokal i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment u hodh nga vendi i fshehjes dhe hapi zjarr ndaj klientëve të lokalit. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Viktimat janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga personi i armatosur goditi një grua të ulur në një tavolinë aty pranë në stomak. Bëhet e ditur se një person ka humbur jetën në vend pasi ka marrë dy plumba në kokë, ndërsa i dyti është qëlluar në gjoks dhe ka përfunduar duke u dërguar në Kryqin e Kuq.

Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.

vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll