Aktualitet

Familja Shkreli kërkon t'i kthehet prona, bashkia Shkodër nuk përgjigjet

Atëkohë familja Shkreli hap një proces gjyqësor deri në kthimin e pronës. Pasi kjo ndodhi, me një vendim të gjykatës së Shkodrës, dhënë në vititn 1999, gjithçka u duk se do të shkonte mirë.

18 Dhjetor 2022, 22:35 Nga I.A
Familja Shkreli kërkon t'i kthehet prona, bashkia Shkodër nuk
Kryefamiljari

SHKODËR- Konfliktet për pronën janë një gangrenë që kanë shoqëruar shoqërinë shqiptare ndër vite. Dhe mesa duket do të vijojë ende, s’dihet përsa kohë. Piranjat sjellin një rast nga Shkodra. Por është disi ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Këtë herë ajo që i hedh benzinë zjarrit, është bashkia e këtij qyteti. Por çfarë ka ndodhur? Në vitin 1994, fototeka e famshme Marubi zhvendoset në një lagje të vjetër të këtij qyteti. Për të lehtësuar kalimin e punonjësve të saj, bashkia merr një pjesë toke, dikur në pronësi të familjes Shkreli dhe e shndërron në një servitut kalimi. Atëkohë familja Shkreli hap një proces gjyqësor deri në kthimin e pronës. Pasi kjo ndodhi, me një vendim të gjykatës së Shkodrës, dhënë në vititn 1999, gjithçka u duk se do të shkonte mirë.

Në vitin 2016, fototeka Marubi ndërron destinacion, e për pasojë, prona iu duhej kthyer pronarëve të ligjshem, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, siç pretendon denoncuesi ynë, por edhe siç tregojnë pamjet që ne disponojmë, ky servitut kalimi po përdoret nga një biznesmen tjetër, i cili ka blerë edhe pronën përballë. Këtu, familja Shkreli nisi kalvarin e ankesave në të gjitha instancat, por asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, pronari i dy pronave pranë servitutit të kalimit, pretendon se ka të drejtë pasi prona që ai po përdor për të trasportuat materialet është tokë shtet.

Dhe në fakt kjo është e vërtetë, pasi bashkia thotë është e saj, por vendimi i gjyqit thotë tjetër gjë. Ne pyetëm përgjegjësin kryesor të kësaj historie, Bashkinë e Shkodrës. Por përveç përgjigjeve epike si: “Dera do kthehet në gjendjen e mëparshme, apo që s’jemi në dijeni të kësaj historie, nuk morëm asgjë më shumë.” Por ajo që kërkuam është e thjeshtë: Të ndahet kujt i takon kjo pronë, bashkisë apo familjes Shkreli?

Marrë nga Piranjat.al

shkreli bashkia shkoder

Sondazh

Poll