Aktualitet

DETAJE nga MASAKRA/ Shqiptarët e vrarë në Greqi janë me precedentë penalë, njëri mblidhte 'gjoba’ nga bizneset, tjetri ishte truprojë

Megjithatë, identitetet e tyre nuk dihen ende.

19 Dhjetor 2022, 07:53 Nga F.M
DETAJE nga MASAKRA/ Shqiptarët e vrarë në Greqi janë me
Vendi ku u vranë shqiptarët

GREQI- Mediat greke kanë dhënë detaje në lidhje me të shkuarën e dy shqiptarëve që u vranë një natë më parë në Nea Smyrni, në Athinë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për dy persona me precedent penalë. Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës. Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera. Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës. Megjithatë, identitetet e tyre nuk dihen ende.

Masakra ndodhi një natë më parë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Një nga shqiptarët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital. Nga plumbat mbeti e plagosur dhe një vajzë, e cila ndodhet në spital.

vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll