Aktualitet

Vrasja për larje hesapesh, dalin detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë nga bashkëkombasi i tij

Pas të shtënave , paniku mbizotëroi në sheshin e Smyrna-s së Re, i cili ishte i mbushur me njerëz, si dhe shumica e dyqaneve, pasi shumë kishin zgjedhur të dilnin për të parë finalen e Kupës së Botës.

18 Dhjetor 2022, 21:56 Nga I>A
Vrasja për larje hesapesh, dalin detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në
Pamjet nga vrasja

ATHINË- Autoritetet në Gtreqi flasin për larje hesapesh vetëm pak minuta pas të shtënave ku një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në Greqi. Pas të shtënave , paniku mbizotëroi në sheshin e Smyrna-s së Re, i cili ishte i mbushur me njerëz, si dhe shumica e dyqaneve, pasi shumë kishin zgjedhur të dilnin për të parë finalen e Kupës së Botës.

Zona, menjëherë pas të shtënave ndaj sulmuesit, është rrethuar nga forcat e policisë A dhe një ambulancë e EKAV -së ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.

Sipas informacioneve, viktima me origjinë shqiptare ka qenë jashtë kafenesë kur autori, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka kaluar aty dhe e ka qëlluar. Shqiptari ka qëlluar gjithashtu dhe bashkëshorten e të nderit si dhe një bashkëkombas të tij.

vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll