Sport

WAG-t e argjentinasve do të bëjnë diçka të veçantë, nëse fitojnë Botërorin…

Ato kanë rënë dakord të bëjnë tatuazhe për të përkujtuar këtë ngjarje. Akoma nuk është dakort për tatun…

18 Dhjetor 2022, 09:23 Nga DOSJA
WAG-t e argjentinasve do të bëjnë diçka të

KATAR - Është pa dyshim një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit të Argjentinës. Janë në prag të ngritjes së trofeut botëror, pas Diego Armando Maradonës në 1986. Katari 2022 mund të jetë vendi i një kurorëzimi të ri dhe për këtë arsye çiftet e lojtarëve kanë vendosur të bëjnë një premtim.

Shumë herë ato janë parë bashkë në restorante, në tribuna duke mbështetur lojtarët... duke krijuar edhe një miqësi të madhe mes tyre. Kjo do të thotë, që nëse bashkëshortët, të dashurit apo partnered do të arrijnë të fitojnë, ato do të përmbushin atë që u premtuan nga të gjithë, në një darkë që u mbajt me vetë futbollistët. 

“Në darkë doli që nëse gjithçka shkonte mire, ne donim që të gjithë të bënim një tatuazh për të kujtuar këtë moment historik ”,- publikoi Muri López, partnerja e Lisandro Martínez në Instagramin e saj. "Nuk kemi vendosur ende se çfarë tatuazhi, sepse filloi një debat nga që disa donin 'atë gjë' (duke iu referuar Kupës), të tjerë donin datën, të tjerët diçka të shkruar në arabisht. Kishte disa ide,"- vazhdoi ajo duke shpjeguar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll