Sport

STUDIMI/ Brazilianët divorcohen më shumë pas eliminimeve nga Botërori...

Një studim interesant është kryer nga Kolegji Natorial në Brazil, i cili ka dalë në përfundimin thuajse të pabesueshëm…

17 Dhjetor 2022, 20:18 Nga DOSJA
STUDIMI/ Brazilianët divorcohen më shumë pas eliminimeve nga

BRAZIL - E çuditshme, por përfundimi është, se çiftet brazilianë divorcohen më shumë pas eliminimeve nga Botërori! Të paktën, ky është një interpretim e dukurisë hulumtuese.

Një studim interesant është kryer nga Kolegji Natorial në Brazil, i cili ka dale në përfundimin thuajse të pabesueshëm, se numri i çifteve që divorcohen rritet ndjeshëm pas eliminimit të kombëtares së Brazilit nga Botërorët.

Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtimi mblodhi të dhëna midis 2010 dhe 2018. Eliminimi i Brazilit nga Kroacia në çerekfinalen e Botërorit “Katar 2022” nuk është përfshirë ende në sondazh, çka duhet përfshihet në muajt në vijim.

Shifrat e divorceve në Brazil tregon se tifozët e ‘Selecaos’ janë shumë të lidhur më kombëtaren e tyre, teksa gjatë Botërorit, partnerja e tyre kalon në plan të dytë, duke shkuar kështu drejt një divorci të mundshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll