Sport

Trajneri Dalic: “Dua t'ua kushtoj këtë medalje të gjithë kroatëve”...

"Është Botërori i dytë që arritëm deri këtu. Kjo medalje bronzi vlen sa një prej ari. Është një arritje shumë e rëndësishme për vendin tonë.”

17 Dhjetor 2022, 20:44 Nga DOSJA
Trajneri Dalic: “Dua t'ua kushtoj këtë medalje të
Trajneri Zlatko Dalic dhe kapiteni Luka Modric

KATAR - Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, është shprehur krenar për medaljen e bronztë në Kupën e Botës, pas fitores ndaj skuadrës marokene (2-1).

“Ishte një lojë shumë e vështirë, pas punës së palodhur dhe përkushtimit intensiv. Për ne është një medalje e rëndësishme. Ne vijmë në këtë vend me shumë krenari. Është Botërori i dytë që arritëm deri këtu. Dëshiroj t'i përgëzoj të gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve dhe këtë medalje ua dedikoj të gjithë kroatëve”,- tha trajneri në një deklaratë për FIFA-n.

Zlatko Dalic zbuloi se ishte e vështirë për të arritur vendin e tretë në Kupën e Botës: “U desh shumë përpjekje. Të gjithë lojtarët që ishin këtu zgjatën gjithçka që kishin. Në fund përfunduam duke u shpërblyer. Kjo medalje bronzi vlen sa një prej ari. Është një arritje shumë e rëndësishme për vendin tonë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll