Sport

VIDEO/ Casillas do të sjellë kupën e Botës në stadiumin ‘Lusail’ para finales...

Ish-portieri i Real Madridit do të jetë njeriu i përzgjedhur nga FIFA dhe përgjegjës për këtë ceremoni

18 Dhjetor 2022, 08:23 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Casillas do të sjellë kupën e Botës në stadiumin

KATAR - Në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2018 në Rusi, Spanja u përfaqësua nga Iker Casillas. Ai që ishte kapiten i ‘La Roja’ në fitimin e Kupës së Botës 2010 dhe ai ishte përgjegjës për dorëzimin e kupës në barin e stadiumit Luzhniki.

Në ndeshjen e sotme finale, ish-portieri i Real Madridit do të jetë gjithashtu përgjegjës për të sjellë kupën e Botës në fushën e stadiumit ‘Lusail’, ku skuadra franceze do të kërkojë të mbrojë kurorën e tyre si kampionë në fuqi të botës. Por për këtë duhet të mposhti kombëtaren e Argjentinës që kërkon t'i japë fund një historie thatësire 36-vjeçare pa fituar një kampionat botëror.

Nuk është hera e parë që Spanja përfaqësohet nga një lojtar i saj në një ceremoni si kjo. Edhe mbrojtësi Puyol ishte përgjegjës për dorëzimin e kupës në Eurokupën 2016 në momentet para finales mes Francës dhe Portugalisë në stadiumin Saint Denis në Francë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll