Sport

“Do të kthehemi më të fortë, ishte krenari”...

“Bashkuam vendin tonë për një muaj, të gjithë ishin krenarë”,- tha për ‘BeIn Sport’ Regragui, 47 vjeç.

17 Dhjetor 2022, 20:36 Nga DOSJA
“Do të kthehemi më të fortë, ishte krenari”...

KATAR - Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka rrëfyer se në fund të takimit në Doha, ku ‘Luanët e Atlasit’ u mundën nga Kroacia (1-2) për vendin 3-4 në Botërorin e Katarit, se ndjehet i emocionuar dhe krenar për fushatën e Marokut, që ishte skuadra e parë afrikane (dhe një vend arab) që arriti në gjysmëfinalen e një Kupe Botërore FIFA, në 22 edicione të kompeticionit që nga viti 1930.

“Është një humbje e hidhur, por besoj e merituar. Ne pamë në fushë një ekip që nuk u dorëzua. Do të kujtojmë shumë ndeshje dhe do të kthehemi më të fortë! Bashkuam vendin tonë për një muaj, të gjithë ishin krenarë”,- tha për ‘BeIn Sport’ Regragui, 47 vjeç.

“Tani, ne duhet të kthehemi edhe më të fortë, dhe tani nuk ka 'efekt surprizë', ata tashmë janë të përgatitur për vlerën tonë. Në bilancin final, duhet të jemi shumë krenarë që jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në botë”,- përfundoi Walid Regragui, duke folur për radion franceze TF1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll