Sport

“Nëse është e nevojshme, Mbappé do të kalojë një orë, duke debatuar se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi”...

Admirimi për CR7 ka qenë prej kohësh i njohur, kur ai shpërtheu në Monaco, përpara se të shkonte te PSG, kur publikua një foto e tij, si fëmijë, me disa postera të Ronaldos në dhomë.

17 Dhjetor 2022, 17:23 Nga DOSJA

“Nëse është e nevojshme, Mbappé do të

KATAR - Për Kylian Mbappé, i cili në moshën 23-vjeçare do të përpiqet këtë të dielë të bëhet lojtari i dytë më i ri që bëhet dy herë kampion bote (vetëm Pelé e ka arritur këtë më parë, në moshën 21-vjeçare), lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, është portugezi Cristiano Ronaldo.

Ai që e garanton këtë është mbrojtësi Abdou Diallo, i cili luajti te PSG me Mbappé nga viti 2019 deri në verën e kaluar (është largua në formë huazimi te RB Leipzig) dhe kishte qenë shok skuadre me ish-sulmuesin e Monacos.

“Nëse përmendni Lionel Messin kundër Cristianos, nëse është e nevojshme, Mbappé do të debatojë me ju për një orë”,- tha ai, cituar nga Daily Mail. “Cristiano Ronaldo është fjalë për fjalë gjithçka për Kylian Mbappé. Për të, Cristiano është i paprekshëm.”

Dhe nëse është e vërtetë, që Diallo nuk është më në PSG, ai ka parë bashkëjetesën mes Mbappe dhe Messit në sezonin e parë në Parc de Prínces, e cila mesa duket nuk e ka ndryshuar mendjen.

Admirimi i sulmuesit për CR7 ka qenë prej kohësh i njohur, kur ai shpërtheu në Monaco, përpara se të shkonte te PSG në transferimin e dytë më të shtrenjtë në histori, kur  u publikua një foto e tij, si fëmijë, me disa postera të Ronaldos në dhomë.

“Nëse është e nevojshme, Mbappé do të

Pak ditë më parë, pas një mesazhi të kapitenit të kombëtares së Portugalisë në Instagram, pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Marokut, Mbappé iu përgjigj publikimit me tre emoji: një kurorë, duart e bashkuara (mirënjohje) dhe një GOAT (përdoret si për të thenë ‘më i miri’). Dhe këto tre imazhe mjaftuan për të ndezur disa polemika, për faktin se Mbappé dhe Messi tani janë bashkëlojtarë.

Por dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Në diskutimin për më të mirin në botë, Mbappé është pozicionuar. Dhe kjo mund të ndihmojë për ta mbajtur atë të ndezur, sepse ka nga ata që thonë, se nëse argjentinasi bëhet kampion bote, ai do të hyjë në një nivel të paarritshëm për Ronaldon. Por jo për Kylian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll