Sport

Largohet Miss-i, rikthehet Kolinda, në mbështetje të Kroacisë…

Sot me statusin e ish-presidentes ajo ndjek me kurreshtje nëse do të jetë skuadra e vendit të saj ajo që do të marr medaljen e bronxtë të këtij Botërori.

17 Dhjetor 2022, 16:42 Nga DOSJA
Largohet Miss-i, rikthehet Kolinda, në mbështetje të
kolina

KATAR - Prej orës 16:00 ka startuar finalja e ashtuquajtur e vogël mes Kroacisë dhe Marokut në të cilën u shënuan dy gola që në minutën e 7 ballkanasit kalojnë në avantazh, ndërkohë që 2 minuta i zgjati festa pasi Maroku barazoi, por pa u mbyllur pjesa e pare sërish kroatët kaluan në avantazh në 2-1.

Megjithatë në këtë ecuri mjaft të mirë të përfaqësueses kroate në Botërorin e Katarit të gjithë vëmendjen përveç futbollistëve e mori ish-Miss Kroacia Ivana, ndërkohë për ata që kanë ndjekur edhe Botërorin e shkuar në Rusi, protagonist në tribuna ishte në ato kohë presidentja Kolina Grabar.

Syve të vëmendshëm i kish munguar nëpër tribuna Kolinda e cila si për t’ju përgjigjur në heshtje është shfaqur në stadium këtë pasdite për të ndjekur finalen e vogël Kroaci-Marok.

Sot me statusin e ish-presidentes ajo ndjek me kurreshtje nëse do të jetë skuadra e vendit të saj ajo që do të marr medaljen e bronxtë të këtij Botërori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll