Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, tre anëtarë të një familjeje pësojnë djegie në trup

Të tre ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës. 

17 Dhjetor 2022, 17:22 Nga F.M
Shpërthen bombola e gazit në Maliq, tre anëtarë të
Foto Ilustruese

MALIQ- Tre persona kanë mbetur të plagosur e kanë pësuar djegie në trup, pasi një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Maliq, në fshatin Vashtëmi, rreth orës 16:15. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë plagpsur kryefamiljari R. K., 59 vjeç, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre A. M., 40 vjeç. Të tre ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës. 

Njoftimi:

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

shperthen bombola ne maliq maliq

Sondazh

Poll