Aktualitet

Prishja e Pallatit nr.4 te 'Myslym Keta', Instituti i Ndërtimit: Është i rrezikshëm

Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.

17 Dhjetor 2022, 14:23 Nga A.B
Prishja e Pallatit nr.4 te 'Myslym Keta', Instituti i Ndërtimit:
Instituti i Ndërtimit

TIRANË- Instituti i Ndërtimit, ka bërë publike përmes një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.

Bashkia e Tiranës, në një shkresë drejtuar së fundi kreut të Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka kërkuar një rikonfirmim të Oponencës Teknike, të kryer nga ky institucion që në vitin 2020, e cila ka dalë në përfundimin se pallati është i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë. Në përgjigje të shkresës, Instituti i Ndërtimit që sot drejtohet nga ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverisjen socialiste dhe ish këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Artan Shkreli, e rikonfirmon oponencën e vitit 2020.

“Në bazë të kërkesës suaj, Nr. 44366 Prot, datë.15.12.2022, protokolluar me tonën me Nr.2212 Prot, datë.16.12.2022, “Kërkesë për rikonfirmim të Oponencës Teknike”, për objektin: “Pallati Nr.4”, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë, ju vëmë në dijeni se: Në mungesë të dokumentacioneve të reja, për këtë objekt, rikonfirmojmë oponencën teknike me Nr. 1924/2 Prot , datë.05.08.2020, të bërë mbi bazën e materialeve të paraqitura nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Artan Shkrelit.

Prishja e Pallatit nr.4 te 'Myslym Keta', Instituti i Ndërtimit:

Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”. 

Prishja e Pallatit nr.4 te 'Myslym Keta', Instituti i Ndërtimit:

instituti i ndërtimit

Sondazh

Poll