Aktualitet

U kapën duke shitur kokainë dhe kanabis, arrestohen në flagrancë 2 të rinjtë në Korçë

Të arresturait pritet të përballen me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi janë kapur ne flagrancë me këto lëndë.

17 Dhjetor 2022, 14:38 Nga a.l
U kapën duke shitur kokainë dhe kanabis, arrestohen në
policia

KORÇË- Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Korçës. Përmes një njoftimi për shtyp, blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale O. Sh., 34 vjeç pasi u kap në mjetin e tij me një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa pas kontrolleve të mëtejshme u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh. Po ashtu policia bëri sot të mundur edhe arerstimin e një 28-vjeçari të identifikuar me iniciale O. Ll. pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Të arresturait pritet të përballen me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi janë kapur ne flagrancë me këto lëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për prodhim dhe shitje të lënëve narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 6, Korçë, në automjetin tip “Benz” të këtij shtetasi, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e O. Sh., u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

arrestime ne korce

Sondazh

Poll