Aktualitet

Dibra 4 ditë pa ujë të pijshëm, dëmtohet linja kryesore e rrjetit nga moti i keq

Banorët e zonës Muhurri prej katër ditësh kanë ngelur pa ujë të pijshëm dhe mësohet se shkaku është dëmtimi i linjës kryesore të rrjetit nga shembja e tokës.

17 Dhjetor 2022, 14:22 Nga a.l
Dibra 4 ditë pa ujë të pijshëm, dëmtohet linja kryesore
Uji

DIBËR- Ujësjellësi i zonës në Dibër është dëmtuar si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Banorët e zonës Muhurri prej katër ditësh kanë ngelur pa ujë të pijshëm dhe mësohet se shkaku është dëmtimi i linjës kryesore të rrjetit nga shembja e tokës.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Dibër, dëmtohet ujësjellësi, Muhurri pa ujë të pijshëm Prej katër ditësh banorët e Njësisë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër janë pa ujë të pijshëm. Shkak mësohet se është bërë dëmtimi i linjës kryesore të rrjetit nga shembja e tokës. Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi prej katër ditësh nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre.

E njëjta problematikë raportohet edhe në Durrës. Më herët gjatë ditës së sotme Ujësjellës Kanalizime njoftoi qytetarët se për shkak të motit të keq disa zona në këtë qark kanë mbetur pa energjie elektrike e për rrjedhojë, gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë. Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se ndërprerja e energjisë elektrike është bërë konkretisht në zonat Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë-Krujë. Po aashtu disa fshatra në qytetin bregdetar të Vlorës kanë hasur probleme me energjinë elektrike gjatë ditës së sotme si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Pa energji elektrike kanë mbetur, fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll