Aktualitet

Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Gjermani, shinin kokainë në restorant, 50 euro grami

Rreth orës 20:00 tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptar që shiste kokainë.

17 Dhjetor 2022, 16:43 Nga F.M
Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Gjermani, shinin kokainë
Arrrestimi i shqiptarëve

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion special në një lagje të Hamburgut dhe ka vënë në pranga 10 shqiptarë. Mediat gjermane shkruajnë se aksioni është zhvilluar në një restorant të zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike.

Rreth orës 20:00 tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptar që shiste kokainë.

Dy prej shqiptarëve ishin pa dokumenta të rregullta. Kokainë në këtë restorant shitej 50 euro për gram. Në total u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste shqiptarëve.

shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll