Aktualitet

E rëndë në Greqi, varka me emigrantë përplaset me shkëmbinjtë, ndërron jetë një foshnje

Porti i Mitilinës dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjen e vdekur që u dërgua në spitalin Bostanio për autopsi.

17 Dhjetor 2022, 16:09 Nga F.M
E rëndë në Greqi, varka me emigrantë përplaset me
Emigrantë

GREQI- Një foshnjë ka ndërruar jetë pasi një varkë me emigrantë u përplas në një breg shkëmbor në pjesën jugore të Lesvos, në Greqi. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë, por vetëm sot është bërë publik në media. Mediat greke shkruajnë se babai i foshnjës raportoi se kur anija u përplas me shkëmbinjtë, foshnja ra në det.

Porti i Mitilinës dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjen e vdekur që u dërgua në spitalin Bostanio për autopsi. Në varkë ndodheshin 34 persona, kryesisht me origjinë afrikane. Tashmë, ata janë dërguar në Kara Tepe KYT.

emigrantet ne greqi

Sondazh

Poll