Bota

Dënimi i Salih Mustafës/ SHBA mbështet vendimin e Gjykatës: Ka të bëjë me përgjegjësinë penale individuale, jo të UÇK-së

Jeffrey Hovenier thotë se SHBA-të mbështesin Gjykatën Speciale në përpjekjet e tyre për të ofruar drejtësi për të gjithë, por aktgjykimi ndaj Mustafës nuk është një aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.

17 Dhjetor 2022, 10:53 Nga a.l
Dënimi i Salih Mustafës/ SHBA mbështet vendimin e Gjykatës:
Reagimet për dënimin e Salih Mustafës

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafës, i cili u dënua me 26 vjet burgim. Lidhur me dënimin e Mustafës nga Gjykata Speciale, në një postim në Twitter ka  zëdhënës i i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price shkruan se vendimi i Speciales, tregon një hap tw fuqishëm drejt mbështetjes së sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat në Kosovës.

Mirëpresim aktgjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant në njësinë guerile BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Kosovës nga Gjykata Speciale, si një hap i fuqishëm drejt mbështetjes së sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë”, shkruan Price.

Për aktgjykimin ka shkruar edhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai thotë se SHBA-të mbështesin Gjykatën Speciale në përpjekjet e tyre për të ofruar drejtësi për të gjithë, por aktgjykimi ndaj Mustafës nuk është një aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Dhomat e Specializuara në përpjekjet e tyre për të ofruar drejtësi për të gjithë. Ky nuk është një aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit”, shkruan ambasadori amerikan.

Gjykata Speciale të premten dënoi me 26 vjet burgim Salih Mustafën. Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se trupi gjykues e shpalli Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme. 

denohet salih mustafa salih mustafa

Sondazh

Poll