Aktualitet

'S' është drogë, te një farmaci në Kamëz e bleva'/ Shpërndante drogë në qendrën e të huajve në Durrës, Gjykata lë në burg iranianin

Në seancën e sotme 41- vjeçari është paraqitur pa përkthyes, pasi ka deklaruar se e zotëronte mirë gjuhën shqipe, ndërsa në sallë mungonte dhe avokati i caktuar kryesisht nga shteti për mbrojtjen e tij.

17 Dhjetor 2022, 11:54 Nga a.l
'S' është drogë, te një farmaci në Kamëz
Iraniani

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' 41- vjeçarin shtetas iranian Mousa Jaberifar i cili u arretua ditën e djeshme pasi sipas policisë shpërndante drogë të llojit ekstazi në qendrën e mbyllur për të huajt në Karreç të Durrësit. Në hetim është vënë edhe 21- vjeçarja Edona H., e cila ka ndihmuar 41- vjeçarin duke dërguar porosinë e tij me qese ushqimore pranë qendrës. Sipas Top Channel, qesja me ushqimet dhe lëndën narkotike do i dërgohej shtetasit Mehdi Soleimani, i cili bashkë me disa shtetas të tjerë iranianë mbahen në këtë qendër. 21-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve se, qesja me ushqime i ishte dhënë nga i arrestuari dhe ajo s’ka qenë në dijeni për lëndën naroktike që ishte fshehur brenda. 

Në seancën e sotme 41- vjeçari është paraqitur pa përkthyes, pasi ka deklaruar se e zotëronte mirë gjuhën shqipe, ndërsa në sallë mungonte dhe avokati i caktuar kryesisht nga shteti për mbrojtjen e tij. I arrestuari ka pretenduar para togave të zeza se droga e dyshuar si ekstazi është ilaç "-Lonitrol” që e ka blerë në Kamëz dhe ia ka dërguar shokut të tij përmes të fejuarës.

Shoku im më tha se i dhemb mesi dhe unë e mora për ta ndihmuar. Kam bërë gabimi shumë, po ilaç farmacie është. Nuk është drogë. Te një farmaci në Kamëz e bleva. Afër policisë", tha ai. 

Ai gjithashtu pretendoi në seancën gjysësore se, lëndën e ndaluar e fshu pasi kështu i kishte kërkuar shoku i tij, me frikën se nuk e lejonin t'a fusnin brenda në qendër, teksa pas pretendimeve 41- vjeçari ka shpërthyer në lotë. Megjithatë në fund të pretendimeve nga anae tij para togave të zeza, Prokuroria ka kërkuar lënien e tij në masën e sigurisë 'arrets me burg', pasi argumentat e tij lidhur me arrestimin nuk përputhen me hetimet e kryera.

Dua falje. Kam punë. Nëse ka problem unë rri në burg, po nuk ka. Mami është sëmurë dhe nuk e di që jam në burg. Unë dua falje.”– deklaroi iraniani.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se episodi mund të ketë qenë një tentativë për të testuar dhe masat e sigurisë për veprime të mëtejshme.

arrestohet iraniani mousa jaberifar

Sondazh

Poll