Aktualitet

Situata e motit në Vlorë/ Disa fshatra ngelen pa energji elektrike, dëmtohet Ura e Vanës

Ura e Vanës në Delvinë e cila është dëmtuar që në nëntor, nga reshjet e një dite më parë ka pësuar rënie të bazamentit.

17 Dhjetor 2022, 11:37 Nga a.l
Situata e motit në Vlorë/ Disa fshatra ngelen pa energji elektrike,
Përmbytjet në Vlorë

VLORË- Disa fshatra në qytetin bregdetar të Vlorës kanë hasur probleme me energjinë elektrike gjatë ditës së sotme si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Pa energji elektrike kanë mbetur, fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës.

Mësoohet se pas disa orësh në disa prej zonave energjia elektrike është riparuar. Nga ana tjetër Ura e Vanës në Delvinë e cila është dëmtuar që në nëntor, nga reshjet e një dite më parë ka pësuar rënie të bazamentit.

Sakaq, lundrimi detar është rikthyer në punë për linjën e tragetit Vlorë-Brindisi, kjo pas 3 ditëve pezullim. Ndërsa mësohet se lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat vazhdon të jetë i pezulluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll