Aktualitet

Moti i keq/ Policia Rrugore zbarkon në akset më problematike, apeli ndaj shoferëve: Mos udhëtoni me shpejtësi, respektoni sinjalistikat

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. 

17 Dhjetor 2022, 11:16 Nga a.l
Moti i keq/ Policia Rrugore zbarkon në akset më problematike, apeli
Policia Rrugore

TIRANË - Policia Rrugore po monitoron me radarë, disa akse rrugore për qarkullimin e automjeteve dhe shmangien e mosrespektimit të sinjalisitkave nga shoferët. Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, rreziku për aksidentet rrugore është më i lartë. E për këtë arsye, përmes një njofitmi për shtyp, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. 

"Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq", njofton policia. 

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 policia rrugore

Sondazh

Poll